Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vidali refuzon Marseillen

Mesfushori kilian Arturo Vidal ka refuzuar transferimin te skuadra e Marseillet gjatë kësaj vere, përcjellë të premten gazeta franceze “La Provence”.

Bëhet e ditur se trajneri i Marseillet, Jorge Sampaoli e ka ftuar Vidalin t’i bashkohet te ekipi francez për sezonin e ardhshëm por mesfushori ka refuzuar një mundësi të tillë. Sampaoli ka punuar me Vidalin kur ka qenë në krye të Përfaqësueses së Kilit dhe për këtë arsye e ka ftuar t’i bashkohet te Marseille.

Mësohet se Vidal është i vendosur të mbetet te Interi dhe ta respektojë deri në fund kontratën që i skadon vitin e ardhshëm por ka mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Ai te Interi ka një pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh kurse ekipit italian iu bashkua verën e shkuar nga Barcelona. Këtë sezon, 33-vjeçari ka dy gola e po aq asistime në 30 ndeshje për Interin në të gjitha garat.