Olympique Marsielle ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, kilianin Arturo Vidal.
Mediumet franceze kanë raportuar të enjten se te Marsielle po përgatitin ofertën për transferimin e Vidalit në verë edhe pse mesfushori ka kontratë me ekipin italian deri në vitin tjetër.
Mësohet se trajneri i ri i Marseillet, Jorge Sampaoli po insiston në transferimin e Vidalit, me të cilin ka punuar te Përfaqësuesja e Kilit.
Vidal 33-vjeçar iu bashkua Interit para fillimit të këtij edicioni nga Barcelona kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Bayerni, Juventusi e Bayer Leverkuseni.
Këtë edicion, Vidali ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.