Mesfushori i Athletico Paranaenses, Arturo Vidal, nuk është ndarë i kënaqur me ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve në mes të Milanit dhe Newcastle Unitedit.
Kiliani 36-vjeçar, i cili kaloi shtatë vjet në Serie A te Juventusi dhe Interi, nuk ishte i vetmi i pakënaqur. Edhe tifozët “rossonerë” kanë thënë se kjo ka qenë ndeshja më e lehtë e grupit, në të cilën janë edhe Paris Saint-Germaini dhe Borussia Dortmundi.
“E kam parë ndeshjen më të dobët në historinë e Ligës së Kampionëve, atë mes Milanit dhe Newcastlet. Nuk ishte e njëjtë si ajo mes Portos dhe Shakhtarit, që ishte e shkëlqyer. City, në anën tjetër, ishte i mërzitshëm, si gjithmonë. Në ndeshjen PSG – Dortmund më zuri gjumi në pjesën e parë, por pjesa e dytë më pëlqeu. Por më kanë lënduar ata idiotët nga Milani dhe Newcastle. Ata janë me fat, sepse dinë vetëm të vrapojnë, përndryshe nuk do të ishin aty. Nuk e kuptoj Newcastlen, përfunduan në vendin e katërt në ligë, por nuk bëjnë asgjë, është neveritëse. Ata duhet të rrezikojnë jetët e tyre për të shfaqur më shumë, por më kanë çmendur”, është shprehur Vidal në një intervistë dhënë “Calciomercato”.
Napoli ishte e vetmja skuadër italiane që shënoi fitore këtë javë duke e mposhtur Bragan.
Lazio dhe Interi barazuan me Atletico Madridin dhe Real Sociedadin.