Siddharth Desai është rritur në një ambient modest, por tash po jeton jetën e një sportisti milioner, duke vozitur një veturë luksoze dhe duke bërë selfie me tifozët dhe kjo falë sportit të kabaddit.
Sporti i lashtë i është nënshtruar një restaurimi të luksit nëpërmjet Pro Kabaddi League (PKL), duke krijuar një grup të ri të yjeve të sportit në Indi, një vend tradicionalisht i obsesionuar pas kriketit. Kabaddi - që bukfalisht përkthehet "mbajtje duarsh" - është një lloj kontakti si ragbi që besohet se e ka origjinën në Indi, me mijëra vite më parë, transmeton Koha Ditore shkrimin e AFP.
Siddharth dhe vëllai i tij i madh Suraj Desai kanë kaluar nga të luajturit kabaddi në fusha të pluhurosura në fshatin e tyre në Maharashtra, deri te loja në dysheme në ambient të mbyllur në prani të një audience televizive milionëshe.
"Edhe nëse punon për 50 vjet në jetën tënde, kurrë nuk do të kesh përfitime financiare siç mund të kesh me një vit në PKL. Është një ëndërr për çdo sportist", thotë 27-vjeçari, që është lojtar ofensiv. "Askush nuk më njihte mua para stinorit të gjashtë të ligës PKL, por tash njerëzit duan të më prekin, mediat duan të më intervistojnë. Njerëzit duan të bëjnë selfie me mua".
Liga profesioniste e kabaddit u lansua nga Star Sports në vitin 2014. Lojtarët u zgjodhën me lloj ankandi, ngjashëm si në turneun shumë të suksesshëm të kriketit Indian Premier League Twenty20, ku bizneset dhe yjet e filmave të Bollywoodit paguajnë para të mëdha për lojtarët e skuadrave të qytetit apo shtetit të tyre.
Siddharth, që është paguar 50 mijë dollarë stinorin e kaluar nga U-Mumban, është transferuar këtë vit te Telugu Titans për shifër rekorde - 201.444 dollarë.
Së bashku me paratë nga reklamat, kabaddi e ka bërë atë njeri të pasur.
Dikur një djalë i turpshëm, tash ai ëndërron që të blejë një shtëpi të re, ku prindërit dhe vëllai i tij i martuar mund të shijojnë gjëra më të mira në jetë...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)