Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas futbollit, Penaroli kërkon suksesin edhe në ragbi e kriket

Një dekadë më parë, Penaroli u emërua ekipi i shekullit në futboll i Amerikës së Jugut. Është njëri prej klubeve më të suksesshme në kontinent, që ka triumfuar pesë herë në Copa Libertadores si dhe ka fituar 50 herë titullin e kampionit të Uruguait. 

Por, tani ekipi më i suksesshëm i futbollit në Uruguai po synon trofe në kriket dhe ragbi gjithashtu. Uruguai është i çmendur për futbollin dhe fanella verdh e zi e Penarolit është më e njohura, por duke parë lojtarët me këto ngjyra të vrapojnë në një fushë kriketi apo ragbit, atëherë kërkon pak më shumë kohë që tifozët të adaptohen me ekipin e tyre në këto sporte, shkruan sot Koha Ditore.

“Para dy vjetësh, ishte një tregim nëpër mediume që fliste se në Uruguai po luhej kriketi. Kështu që, prej asaj kohe, ne filluam të interesohemi më shumë për këtë sport”, tha Leonardo Vinas, presidenti i sektorit të kriketit te skuadra e Penarolit. 

Në fakt, kriketi po luhej në një fushë të improvizuar që ishte në afërsi të shëtitores në Montevideo. Këtë sport po e luanin mërgimtarët indianë që punon për fabrikën e veturave “Tata Motors” për ta kaluar kohën e lirë. 

Kriketi është njëri prej sporteve më të popullarizuara në Indi dhe kjo lojë që e luanin punëtorët indianë kishte tërhequr vëmendjen e mediumeve të Uruguait. 

Edhe Ragbi në Kolumbi: Një arratisje nga e kaluara e dhunshme Sport Ragbi në Kolumbi: Një arratisje nga e kaluara e dhunshme

“Ne u përziemë me komunitetin indian këtu në Uruguai për të kuptuar më shumë rreth kriketit. Ata e kishin sjellë një sport që praktikisht nuk është luajtur në Uruguai për më shumë se gjashtë dekada”, thotë Vinas.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)