Ai mbyll sytë dhe kujtimet i kthehen. Nuk ka ujë të pastër. Nuk ka rroba. Nuk ka këpucë. Me temperatura të larta, mendja e tij ishte vetëm për të mbijetuar. Thuhet se momenti më i errët vjen para se drita të ndriçojë.
Ky është rast në Afganistan, vend i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme nga konfliktet. “Para kriketit, të gjithë e njihnin Afganistanin vetëm për shkak të luftës”, rikujton Raees Ahmadzai, ish-kapiteni i përfaqësueses së Afganistanit në kriket, që ka kaluar vitet formuese në kamp të refugjatëve në Peshawar të Pakistanit, shkruan sot Koha Ditore.
“Për gjithë të rinjtë e ardhmja ishte totalisht e verbër”. Bordi nacional i kriketit u themelua në vitin 1995 dhe u njoh si anëtar e Këshillit Ndërkombëtar të Kriketit (ICC) në vitin 2001.
Më pak se dy dekada më vonë, Afganistani është një nga 12 shtetet me statusin “Test” (niveli më i lartë i kriketit), duke u ngjitur nëpër rangje botërore të sportit dhe duke luajtur me kundërshtarë, si Argjentina e Ishulli Jersey e deri te një ndeshje kundër fuqisë botërore - Indisë, para fitores së madhe në ndeshjen që zgjati pesë ditë ndaj Irlandës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Lojtaret afgane të kriketit po fshihen nëpër Kabul prej talebanëve
-
Lojtaret afgane të kriketit po fshihen nëpër Kabul prej talebanëve
-
Afganët lënë kallashnikovët dhe marrin shkopinjtë e kriketit
-
Dashuria e Afganistanit për kriketin
-
Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira