Qendërmbrojtësi suedez, Andreas Granqvist raportimet se Manchester Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e tij i ka cilësuar si “joshje”.
Mediat kanë raportuar se Unitedi dëshiron transferimin e Granqvistit në formë huazimi gjatë janarit – derisa Jose Mourinho po synon përforcimin e mbrojtjes.
“E di se ka interesim për mua. Unitedi është joshës për mua, por nuk ka pasur diçka konkrete”, ka thënë Granqvist për FotbollDireckt.
Granqvist, 33-vjeçar, luajti rol të madh me Suedinë në Botërorin që u mbajt këtë verë në Rusi.