Juventusi vazhdon të lëshojë pikë në Serie A.
Të dielën në kuadër të xhiros së 28-të, Juventusi luajti 2:2 me Atalantan.
Teun Koopmeiners shënoi për rezultatin 1:0 në të mirë të Atalantas në minutën e 35-të.
Juve u përgjigj me golin e Andrea Cambiasos në minutën e 66-të dhe atë të Akradiusz Milik në minutën e 70-të.
Por Koopmeiners realizoi tjetër gol në minutën e 75-të për rezultatin përfundimtar, 2:2.
Mbrojtësi Berat Gjimshiti kompletoi ndeshjen tek Atalanta.
Juventusi mban pozitën e tretë me 58 pikë. Atalanta është e gjashta me 47 pikë.
Artikuj të ngjashëm