Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëm dy gola në pjesën e parë të gjashtë ndeshjeve të Championsit

Vetëm dy gola janë shënuar në pjesën e parë të gjashtë ndeshjeve të fazës grupore të Championsit që nisën në ora 21:00.

Real Madridi po udhëheq 1:0 ndaj Bragas. Golin e ka shënuar Rodrygo në minutën e 16-të. 1:0 po udhëheq edhe Arsenali ndaj Sevillas. Gabriel Martinelli shënoi në minutën e katërt shtesë.

Gola nuk ka në ndeshjet Benfica – Real Sociedad, Union Berlin – Napoli, Lens - PSV dhe Man United – Copenhagen.