Milot Rashica ka kompletuar ndeshjen me Beshiktashin që të martën barazoi pa gola në shtëpi ndaj Adana Demirsporit. Ndeshja i takoi javës së 22-të të Superligës së Turqisë. Florent Shehu mbeti në stol te Adana Demirspori.
Beshiktashi është në vendin e katërt me 36 pikë, kurse Adana Demirspori ka pesë pikë më pak.
Endri Çekiçi u aktivizua nga minuta e 83-të te Pendikspori që fitoi ndaj Kasimpashas me rezultatin 3:2. Pendikspori është në pozitën e 17-të me 22 pikë, kurse Kasimpasha në pozitën e tetë me 29 pikë.