Futboll

Tjetër gabim i Beshiktashit

Beshiktash

Beshiktashi ka bërë tjetër gabim në elitën e futbollit të Turqisë, pas barazimit të dielën në shtëpi me Alanyasporin. 

Beshiktashi dhe Alanyaspori barazuan 2:2. 

Guven Yalcin i shënoi dy gola për mysafirët në minutën e nëntë dhe të 16-të, kurse Orkun Kokcu nga penalltia në minutën e 32-të dhe Oh Hyeon-Gyu në minutën e 54-t, e vendosën rezultatin përfundimtar. 

Milot Rashica luajti prej minutës së 88-të te Beshiktashi kurse Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj te mysafirët e kompletuan ndeshjen. 

Beshiktashi i pesti ka 37 pikë, ndërsa Alanyaspori ka 23 pikë në mesin e tabelës.