Max Verstappen, vozitësi i Red Bull, dëshiroi të qërojë hesapet fizikisht me Esteban Ocon, pas garës për Çmimin e Madh të Brazilit.
Ocon, i cili drejton Force India, u soll në mënyrë josportive në garë dhe drejtpërdrejt me fajin e tij, holandezi nuk fitoi në garën e fundit të kampionatit të këtij viti, transmeton KP.
Incidenti ndodhi në raundin e 45-të kur Verstappen ishte duke udhëhequr garën dhe derisa po tejkalonte Ocon, ky i fundit e goditi qëllimisht, duke e hedhur jashtë pistës.
Max Verstappen was fighting with Esteban Ocon after #BrazilGP! #Formula1 #F1 pic.twitter.com/O5LghuF5Co
— Sophia (@sophia_wrc) November 11, 2018
Luis Hamilton shfrytëzoi këtë dhe e kaloi holandezin, i cili nuk arriti të arrijë britanikët deri në fund të garës dhe përfundimisht përfundoi si i dyti.
Verstappen i nervozuar pas përfundimit të garës, sulmoi fizikisht Ocon, por gjithçka përfundoi pa ndonjë lëndim.