Max Verstappen nuk ka mundur ta përmbajë zemërimin ndaj pilotit të Force Indias, Esteban Ocon, pasi aksidenti me të në garën e Shpërblimit të Madh të Brazilit, të dielën, ia mohoi fitoren.
Piloti i Red Bullit është në formë mjaft të mirë, pasi fitoi në Meksikë së fundi, por derisa Ocon tentoi të tejkalonte Verstappenin, ani pse ishte një rreth prapa, ata u aksidentuan dhe Verstappeni humbi vendin e parë, duke ia lëshuar atë kampionit Lewis Hamilton, shkruan sot Koha Ditore.
Verstappeni njihet si mjaft temperament, por derisa ai e shtyri Oconin pas garës në garazh, kjo nuk ishte asgjë krahasuar me atë që ka ndodhur në vitet e kaluara mes pilotëve.
Nelson Piquet kishte dhënë grushtin e famshëm në garën e mbajtur në Gjermani dhe sa u përket debateve mes pilotëve, Sebastian Vettel, Felipe Massa e Giancarlo Fisichella kanë storie që s'do të harrohen lehtë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)