Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti largohet nga kampi i Italisë

Marco Verratti e ka lënë qendrën stërvitore të Italisë në “Coverciano” të shtunën në mëngjes, dhe nuk do të luajë në miqësoren kundër Turqisë.

29-vjeçari i mesfushës luajti për 90 minuta kur italianët u mposhtën nga Maqedonia e Veriut 1:0 të enjten mbrëma.

Për largimin e Verrattit nga kampi stërvitor me Italinë ka shkruar gazeta italiane “tuttomercatoweb”.

Ai do të kthehet në Paris. Nuk dihet ende saktë arsyeja e largimit të hershëm të tij, por ka të bëjë me lëndim.

Verratti ka munguar në 10-të ndeshje në të gjitha garat këtë edicion te PSG-ja për shkak të lëndimit në ijë dhe gjunjë.

Artikuj të ngjashëm