Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti humb ndeshjen me Bayernin shkaku i virusit

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus menjëherë pasi është kthyer nga detyra me Përfaqësuesen e Italisë.

Leonardo Bonucci doli i pari me Covid-19 gjatë kohës me Italinë, ndërsa menjëherë pas tij, edhe mesfushori i “Azzurrëve”.

“Pas testit për Sars-Cov2 PCR, Marco Verratti është konfirmuar pozitiv”, ka shkruar PSG-ja në një komunikatën për media.

“Ai do të izolohet dhe do të sillet ashtu siç e parashikon protokolli i shëndetësisë”, shkruan PSG-ja.

Verratti ka luajtur në dy nga tri ndeshje në kualifikimet e Botërorit. Nuk u paraqit fare ndaj Lituanisë.

Ai nuk do të luajë kundër Bayernit të mërkurën në Ligën e Kampionëve në çerekfinalen e parë, dhe ndaj Lilleit në ligë të shtunën.