Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vermaelen ribashkohet me ish-shokët e Barçës

Një tjetër futbollist i njohur ka zgjedhur Japoninë për ta vazhduar karrierën.

Thomas Vermaelen është futbollisti më i ri i skuadrës japoneze Vissel Kobe, transmeton “Sportin në KTV”.

Mbrojtësi ka zyrtarizuar kalimin e tij në kampionatin e Japonisë dhe me skuadrën e re belgu do ta bartë numrin 4.

Varmaelen do të bashkohet me ish-shokët e skuadrës nga Barça, Andres Iniesta, David Villa dhe Sergi Samper, të cilët janë pjesë e Vissel Kobes, skuadër e cila garon në Superligën e Japonisë.