Thomas Vermaelen është tërhequr nga futbolli aktiv. Mbrojtësi belg këtë vit ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës pas aventurës në kampionatin japonez te skuadra Vissel Kobe.
Mirëpo, 36-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit. Federata e Futbollit të Belgjikës ka njoftuar se Vermaelen do të jetë ndihmës i përzgjedhësit Roberto Martinezit te përfaqësuesja belge.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVermaelen si futbollist aktiv me Belgjikën ka bërë 85 paraqitje, derisa ka debutuar në vitin 2006.
Ai ka luajtur edhe për skuadra të njohura evropiane, si Ajax, Arsenal, Barcelona dhe Roma.