Real Madridi është duke kaluar formë të dobët këtë stinor.
Madrilenët dështuan në “Kupën e Mbretit” dhe janë 19 pikë pas Barcelonës, në La Liga, duke bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për afatin kalimtar të verës.
Sipas medieve spanjolle madrilenët do të kenë 300 milionë euro për t’i shpenzuar gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton KTV.
Shitja e lojtarëve si Angel Di Maria, Mesut Ozil, Alvaro Morata, dhe rritja e të ardhurave nga sponsorizimi, pritet t’i jap “Mbretërve” mundësi për të përforcuar ekipin për edicionin e ri.
Neymar, De Gea, Lewandowski, Hazard e Harry Kane, janë vetëm disa nga emrat që përmend gazeta Marca, si synime të “Los blancos”.