Venezia ka shkaktuar befasinë kryesore të javës së 12-të në Serie A, duke mposhtur Romën 3:2 në shtëpi.
Venezi kaloi e para në epërsi përmes Mattia Caldara (3’), por skuadra e Jose Mourinho u kundërpërgjigj me dy gola në fund të pjesës së parë, duke përmbysur rezultatin.
Fillimisht, Eldor Shomurodov (43’) barazoi rezultatin e më pas asistoi te Tammy Abraham (45’) që i dha epërsinë Romës.
Kur mendohej se epërsia do të menaxhohej në pjesën e dytë, Ibanez shkaktoi penallti të cilen e konvertoi në gol Mattia Aramu (65’) duke barazuar rezultatin. David Okereke në të 74-n shënoi për golin e fitores së Venezias.
Kjo fitore ngrit në pozitën e 14-të Venezian me 12 pikë, ndërsa Roma është e pesta me 19 pikë, derisa pësoi humbjen e dytë radhazi dhe të tretën në pesë xhirot e fundit në Serie A.