Roma nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 1:1 kundër Venezias, në ndeshjen e fundit në “Olimpico” për këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e gjeti veten në disavantazh pas vetëm një minute lojë, kur Okereke shënoi për mysafirët. Venezia luajti me një lojtar më pak nga minuta e 32-të, ku Kiyine u përjashtua nga loja për shkak të një ndërhyrje të rrezikshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrejt çka mundi të bëjë Roma ishte barazimi i rezultatit në minutën e 76-të me Shomurodovin.
Marash Kumbulla luajti në 45 minutat e para për romakët.
Ky barazim edhe zyrtarisht e dërgon Venezian në Serie B për sezonin e ardhshëm, një vit pasi ishte ngjitur në ligën elitare italiane.
Roma ndërkohë është e gjashta me 60 pikë pas 37 ndeshjeve. Përveç edhe një ndeshje në Serie A, Roma e ka edhe finalen e Ligës së Konferencës më 25 maj, kundër Feyenoordit në Tiranë.