Roma nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi të dielën ndaj Bolognas, duke luajtur 0:0.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 35-të në Serie A.
Marash Kumbulla e kompletoi ndeshjen te Roma.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho e dominoi takimin duke krijuar shanse të shumta shënimi por nuk arriti t’i konkretizoi. Kishte 14 tentime por nuk realizoi asnjë gol.
Me këtë barazim, Roma mbanë pozitën e pestë me 59 pikë. Kjo pozitë siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës edicionin e ri.
Në vendin e gjashtë me pikë të njëjta është rivalja lokale, Lazio.
Bologna mban pozitën e 13-të me 43 pikë.
Artikuj të ngjashëm