Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vendosi derbin kroat, Sahiti fiton zemrat e tifozëve të Hajdukut

Emir Sahiti është sërish heroi i fitores së Hajdukut të Splitit, por kësaj radhe ndaj Dinamos së Zagrebit. Nuk është e njëjta gjë të shënosh kundër Lokomotivës apo Dinamos, edhe nëse fitorja është identike. Dy vikende radhazi Sahitin e ka “shikuar Zoti”, siç i pëlqen të thotë trajneri i tij, Ivan Leko.

“Nuk shënoi dhjetë ndeshje me radhë. Dhe të gjithë e kritikojnë atë. Nuk ka as gol, as asistim, por në stërvitje punon ‘si qen’. Ai dëshiron, angazhohet dhe nuk dorëzohet. Dhe unë duhet ta vendos atë në ekip. Në fund, kjo më shpërblehet, Zoti e shikon. Si Sahitin ashtu edhe të gjithë ne”, tha Leko.

Sahiti ishte pa gol për pesë muaj, nga dueli me Varazhdinin në fund të prillit deri te ndeshja me Lokomotivën, në fund të shtatorit. Pastaj u zhbllokua dhe kosovari mund të festojë me tifozët.

“Goli im i preferuar në karrierë”, tha heroi i golit të fitores në derbin ndaj Dinamos. Viti 2023 ishte i vështirë për reprezentuesin e Kosovës. Dëmtimi i shkurtit la gjurmë, iu deshën një muaj e gjysmë për t'u kthyer në fushë. Pasoi një kthim në formë, që kërkohej prej gati gjysmë viti. Por është e rëndësishme që ai “të pajtohet me fatin jetës”.

Shpesh gjatë verës është shkruar “hapësira më e madhe për ecurinë e Hajdukut, përforcimi më i madh për bardhezinjtë kur do ta gjejë formën”. Po, Sahiti ishte fokusi i teksteve që thirreshin në botimet e mëparshme. Sepse Sahiti është një lojtar që e drejton me energji ekipin që nga vera e vitit 2021, kur u kthye prej huazimit nga Shibeniku. Kishte edhe kohë para huazimit që e riktheu karrierën e sulmuesit 24-vjeçar në nivelin e dëshiruar. Katër vjet e gjysmë më parë Sahiti filloi rrugëtimin në ekipin e parë të Hajdukut. Ai bëri debutimin në shkurt të vitit 2019 kundër Goricës, dhe atëbotë mediumet shkruanin për të si një “lojtar në rritje”.

E ka konfirmuar vetë Sahiti “është e vërtetë, do të më vijnë pesë minutat”. Koha tregoi, minutat erdhën vërtet, dhe më shumë se pesë. Por duhej pritur, të kishte durim. Ai mbërriti në Hajduk në pranverën e vitit 2018 si lojtar i huazuar nga Rabotniçki i Shkupit. Në fillim luajti për Hajdukun B, por duhet pranuar se Hajdukut iu bashkua përkundër interesimit të konkurrentit më të madh kroat. Kur vëllezërit Emir dhe Suad Sahiti që ishin pjesë e Rabotniçkit, filluan të zgjojnë interesimin e klubeve më të forta. Mediumet e Maqedonisë së Veriut raportuan se “për vëllezërit, sulmues krahu, janë të interesuar Hajduku, Dinamo, por edhe dy klube maqedonase Vardari dhe Shkëndija”.

Edhe Hoxha shënon gol të bukur në derbin e madh kroat Futboll Hoxha shënon gol të bukur në derbin e madh kroat

Është e qartë se Hajduku e fitoi garën për Emir Sahitin, i cili në moshën 16-vjeçare luajti në ekipin e parë të Rabotniçkit falë trajnerit Igor Angelovski (ish-trajneri i Goricës). Atij iu deshën edhe katër edicione e gjysmë për të qenë me Hajdukun në stërvitje në Belek të Turqisë. Sahiti shkëlqeu me dy gola ndaj skuadrës ruse të ligës së dytë Fakel Voronezh, kënaqi drejtuesit por nuk arriti të imponohej në pranverën e vitit 2019. Pasoi një vit i vështirë. I humbur dhe i harruar nga të gjithë, por jo nga ai vetë.

“Nuk u dorëzova kurrë”, ka përshkruar Sahiti ditët e vështira pas të cilave i është dhënë mundësia të shkojë në huazim te Shibeniku.

Por kjo tashmë i përket historisë, e cila është përshkruar shumë herë. Ai u kthye te Hajduku me shtatë gola të shënuar për Shibenikun. Shibeniku mund ta blinte Sahitin për 400 mijë euro, por nuk e shfrytëzoi këtë opsion për një lojtar që sipas faqes së specializuar të transferimeve “Transfermarkt” sot vlen dy milionë euro. Për tifozët e Hajdukut vlen edhe shumë më tepër, sepse lojtari që vendos derbin ka një vlerë që nuk matet me para.