Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vendimi për kthim prapa në karrierë i hapi dyer të mëdha Gavazajt

Enis Gavazaj e kishte parë me dyshim lëvizjen që bëri dy vjet më parë nga Genti i Belgjikës te Skënderbeu i Shqipërisë. Por sot ai e vlerëson si lëvizjen më të qëlluar në karrierë.

23-vjeçari falë paraqitjeve me Skënderbeun arriti të bindë seleksionuesin e kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ta grumbullojë për ndeshjen miqësore të zhvilluar në fund të marsit ndaj Norvegjisë, shkruan sot Koha Ditore.

Me Skënderbeun ka marrë pjesë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Dhe këtë vit është bërë lojtari me vlerën më të madhe në Superligën e Shqipërisë, bazuar në të dhënat e publikuara nga faqja e specializuar për transferime "transfermarkt.de". Vlen 675 mijë euro.

Lëvizjen nga një kampionat dukshëm më i zhvilluar, siç është ai i Belgjikës drejt Shqipërisë e bëri në korrik të vitit 2016. Lëvizja pak a shumë ishte edhe e detyrueshme për të kthyer karrierën në binarë, pasi në Belgjikë nuk po luante shumë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)