I mjaftoi një edicion i mirë me Flamurtarin e Prishtinës për ta bindur klubin më të madh shqiptar, Skënderbeun e Korçës, ta transferojë. Bëhet fjalë për talentin Almir Ajzeraj.
Në garë për ta transferuar Ajzerajn ishin edhe skuadrat tjera të Superligës shqiptare, si Kukësi, Flamurtari i Vlorës, Partizani i Tiranës, Kamza dhe Kastrioti i Krujës. Por, Ajzeraj vendosi të transferohet te klubi më i madh shqiptar, Skënderbeu, shkruan sot Koha Ditore.
"Skënderbeu është klubi më i madh shqiptar dhe më bindi me projektin që ka. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur", thotë Ajzeraj.
Ai me Skënderbeun nuk do ta ketë mundësinë të luajë në Evropë pas dënimit që ka marrë skuadra për dhjetë vjet për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve. Megjithatë, ai beson se Evropën do ta arrijë nëpërmjet Skënderbeut. E sheh si trampolinë për ta arritur në ndonjë klub të madh në Evropë...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)