Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllaznimi liron trajnerin Malinkov

Trajneri nga Maqedonia e Veriut, Ljupço Malinkov më nuk është në krye të KB Vëllaznimit. Malinkov është shkarkuar të hënën pas rezultateve të dobëta në xhirot e fundit.

“Kemi shkarkuar trajnerin Malinkov pas rezultateve të fundit dhe jemi në kërkin të një trajneri të ri që pritet ta angazhojmë së shpejti”, tha kryetari i Vëllaznimit, Kastriot Zherka për KOHËN. Vëllaznimi nuk di për fitore që nga xhiroja e 11-të dhe pas 19 xhirove në Superligën e Kosovës, zë vendin e fundit në tabelë me 23 pikë. Malinkov u emërua trajner i Vëllaznimit para fillimit të këtij sezoni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo