Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllaznimi e Drita në procedurë disiplinore

Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj dy skuadrave të Vala Superligës së Kosovës - Vëllaznimit dhe Gjilanit.

Lajmi është bërë i ditur të hënën në uebfaqen zyrtare të FFK-së. Të dyja ekipet janë futur në procedurë pas ndeshjeve të xhiros së 15-të, që u zhvilluan vikendin e shkuar, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftim thuhet se ndaj Vëllaznimit është iniciuar procedurë disiplinore "për fyerje e sharje në kor nga ana e tifozërisë vendase drejtuar kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri në ndeshjen kundër Gjilanit".

Ndërkohë, Drita është futur në procedurë disiplinore "për lëshim në organizimin e ndeshjes ndaj Lirisë, ku ka pasur hedhje të gurëve nga ana e tifozërisë vendase në drejtim të tifozërisë mysafire, si dhe janë futur në fushë për të qëruar hesapet me ata, ku pas përfundimit të ndeshjes ekipit mysafir i janë thyer xhamat e autobusit".

Vendimin si për Vëllaznimin ashtu edhe për Dritën, pritet që ta marrë Komisioni Disiplinor gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë, futbollisti i Lirisë, Rroni Gashi është në procedurë disiplinore për shkak se në minutat shtesë të ndeshjes me Dritën ka shtyrë arbitrin kryesor.