Pas Jorginhos skuadra e Chelseat po kërkon të transferojë edhe një mesfushor tjetër nga Serie A. Bëhet fjalë për uruguaianin Matias Vecino, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2021.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja “Daily Mirror”, transmeton “Koha Ditore”. Mësohet se për kartonin e Vecinos skuadra londineze është e gatshme t'i paguajë Interit 35 milionë euro dëmshpërblim.
Ai pati paraqitje të mira në botërorin “Rusia 2018” me Uruguain dhe pëlqehet nga trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri.
Vecino para fillimit të edicionit të shkuar iu bashkua Interit nga Fiorentina për 24 milionë euro. Karrierë në Serie A ka bërë edhe tek Empoli e Cagliari.
Artikuj të ngjashëm