Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq legjenda e futbollit anglez, Sir Bobby Charlton

Legjenda e futbollit anglez, Sir Bobby Charlton, fitues i Kupës së Botës me Anglinë, është ndarë nga jeta të shtunën në moshën 86-vjeçare.

Charlton, pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist profesionist e kaloi te Manchester Unitedi. Ka realizuar 249 gola në 758 ndeshje për klubin e tij. Ishte rekord deri kur u kalua nga Wayne Rooney me gola e Ryan Giggs me paraqitje.

Ka fituar tre tituj të ligës, Kupën Evropiane dhe Kupën FA me “djajtë e kuq”, gjatë karrierës 17-vjeçare me skuadrën e madhe angleze.

“Manchester Unitedi është në zi pas ikjes së Sir Bobby Charlton, një prej lojtarëve më të mëdhenj dhe më të dashur në historinë e klubit tonë. Ai ishte hero për miliona njerëz, jo vetëm në Manchester apo në Mbretërinë e Bashkuar, por kudo ku është luajtur futboll në botë”, ka shkruar Unitedi të shtunën.

Ai ishte prej figurave kryesore të Anglisë që triumfoi në Botërorin e vitit 1966.

Edhe Vdiq ikona angleze, Kevin Keegan Futboll Vdiq ikona angleze, Kevin Keegan

Charlton ka zhvilluar 106 ndeshje për Anglinë dhe realizoi 49 gola. Ishte golashënuesi më i mirë i “Tre Luanëve” deri kur rekordi u thye nga Rooney më 2015.

Familja e Charltonit ka thënë se “ai vdiq në paqe në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës”.