Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq ish-përzgjedhësi i Anglisë

Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Terry Venables, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundjeje që e pati për kohë të gjatë. Venables e drejtoi Anglinë nga viti 1994 deri në vitin 1996. Arritja më e madhe e tij ishte avancimi deri në gjysmëfinale të Evropianit 1996. Ai po ashtu ka drejtuar edhe Barcelonën, Tottenhamin dhe Australinë. “Jemi të mërzitur nga humbja e një burri dhe babai të jashtëzakonshëm që është ndarë nga ne të shtunën pas një sëmundjeje të gjatë. Ne kërkojmë privatësi në këtë kohë për shkak të humbjes së këtij njeriu të dashur që patëm fatin ta kemi”, ka shkruar ndër të tjera familja në një komunikatë. Venables ka më shumë se 500 paraqitje si lojtarë. Ai karrierën profesioniste e zhvilloi nga viti 1960 deri në vitin 1975, ndërsa luajti për Chelsean, QPR dhe Tottenhamin.

Artikuj të ngjashëm