Sport

Vdes tifozi që e grushtoi Grealishin

Paul Mitchell, i cili ishte i burgosur pasi u shpall fajtor pasi e qëlloi me grusht Jack Grealishin në vitin 2019, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në moshën 32-vjeçare.

Grealish u sulmua derisa ishte pjesë e Aston Villas, në ndeshjen kundër Birminghamit në “St. Andreë’s Stadium” në mars të vitit 2019. Mitchell i kaloi pengesat në stadium dhe vrapoi në fushë në pjesën e parë. Ai arriti që ta godiste Grealishin nga prapa, para se të përplasej në tokë nga sigurimi dhe më pas u largua nga stadiumi.

Mesfushori anglez më pas e shënoi golin e fitores për Aston Villan, në udhëtim te rivali lokal. Mitchell ishte dënuar me 14 javë burgim, dhe pati dënim dhjetëvjeçar në stadiumet e futbollit. Ai u lirua nga burgu pasi i mbajti vetëm katër javë.