Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdes legjenda e mundjes argëtuese Bob Armstrong

Legjenda e mundjes argëtuese (WWE) Bob Armstrong ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Këtë e kanë bërë të ditur djemtë e tij, Brian dhe Scott Armstrong, të cilët kanë thënë se ai vdiq dje.

Bob Armstrong i njohur si “Bullet”, kishte vuajtur nga kanceri në eshtra dhe sëmundja i ishte shpërndarë në brinjë, shpatull dhe prostatë, transmeton KOHA.

Armstrong, një ish-zjarrfikës i Marinës amerikane dhe ish-Cobb Countyt (Georgia), pati disa paraqitje në mundjen argëtuese përreth SHBA-së.

Ai ishte përballur me disa prej emrave më të mëdhenj të historisë, përfshirë yjet si Hulk Hogan, Ric Flair dhe ‘Rowdy’ Roddy Piper, shkruan The Sun.

“Bullet” ka gëzuar një karrierë të gjatë brenda ringut, kur kishte debutuar më 1960 dhe për herë të undit më 2019.

Edhe Mësohen shkaqet e vdekjes së Hulk Hoganit Showbiz Mësohen shkaqet e vdekjes së Hulk Hoganit

Ai ka katër djem: Joseph Scott (aka Scott Armstrong), Robert Bradley (aka Brad Armstrong), Steve and Brian Girard (aka Road Dogg), që të gjithë janë bërë mundës.

Të katërtit me krenari kishin futur babanë e tyre në “Hall of Fame” të WWE-së më 2011.

{gallery}