Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdes kampioni i dyfishtë i botës në snoubord, Alex Pullin

Kampioni i dyfishtë i botës në snoubord, Alex Pullin, ka vdekur të mërkurën ndërsa kishte dal për peshkim me shtizë në vendlindjen e tij në Australi, njofton BBC.

Pullin 32-vjeçar është gjetur pa ndjenja në plazh në Gold Coast të Australisë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore në vend të ngjarjes, por nuk ka qenë e mundur të ringjallet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pullin mbajti flamurin e Australisë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike dimërore të vitit 2014 në Sochi.

Ai kishte fituar titujt e botës në vitin 2011 dhe 2013. Fitoi edhe një të bronztë në Botërorin 2017.