Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdes kalorësi Dean Holland pasi u rrëzua rëndë gjatë garës

Kalorësi Dean Holland vdiq së fundmi pasi u rrëzua në një garë në Victoria, duke tronditur botën e garave me kuaj, shkroi DailyMail.

34-vjeçari po merrte pjesë në garën 280 kilometra në veri-perëndim të Melburnit në Australi, kur gjatë një tollovie mes garuesve u rrëzua përtokë.

Me të u rrëzua edhe garuesi tjetër, Alana Kelly, por s'mori lëndime të rënda pasi arriti t'i shmangej turmës.

Kalorësi u trajtua në spitalin australian, ndërsa pas vetes ka lënë gruan dhe katër fëmijë.

Dean Holland ka shënuar shumë fitore në karrierën e tij.