Lucas Vazquez e ka vazhduar deri në vitin 2024 kontratën me skuadrën e Real Madridit.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të gjigantit spanjoll.
Spanjolli 29-vjeçar pjesë e Realit është që prej vitit 2015, ndërsa edicionin që ka përfunduar në 34 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tetë herë.
Ai është edhe reprezentues i Spanjës prej vitit 2016. Futbollisti i krahut të djathtë ka luajtur nëntë ndeshje.