Sulmuesi i krahut, Lucas Vazquez nuk do të largohet nga Real Madridi. E përditshmja “Marca” ka shkruar se Vazquez pritet ta rinovojë kontratën që i skadon këtë verë dhe do të jetë pjesë e klubit edhe për disa vite tjera. Në fakt, thuhet se Reali i ka ofruar Vazquezit kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, me një pagë vjetore prej pesë milionë eurosh. Forma e mirë e Vazquezit që ka treguar këtë edicion ka detyruar drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë rinovimin e kontratës, të cilën 29-vjeçar në parim e ka pranuar.
Vazquez këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë tetë asistime në 34 paraqitje për Realin në të gjitha garat. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Espanyoli.