Real Madridi ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Lucas Vazquez.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se lojtari ka arritur marrëveshje me klubin madrilen.
Vazquezit kontrata me Real Madridin i skadon në fund të këtij muaji. Por klubi ka vendosur ta mbaj në skuadër spanjollin.
Me kontratën e re 29-vjeçari do të mbetet te madrilenët deri në vitin 2024.
Vazquez sezonin që lamë pas ka shënuar dy gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat.