Sulmuesi i krahut, Lucas Vasquez pritet të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.
29-vjeçari ka kontratë deri në muajin qershor të këtij viti me madrilenët dhe deri tani palët nuk kanë dhënë sinjale për rinovimin e saj.
Mediat në Spanjë raportojnë se Vasquez dëshiron të largohet nga “Mbretërit” pasi nuk po gjen hapësira në formacionin e trajnerit Zinedine Zidane.
Për futbollistin spanjoll kanë shprehur interesim Milani e Napoli, që kanë nisur edhe kontaktet e para me menaxherin e tij dhe janë gati t’i plotësojnë kushtet e kërkuara.