Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon shkëlqimi i Uzunit, dy gola për fitoren e Granadas

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni po vazhdon me superformë. Ai të premten shënoi dy gola për Granadan, që fitoi 2:0 ndaj Tenerifes. Ndeshja i takoi xhiros së 27-të të kategorisë së dytë spanjolle.

Uzuni shënoi për 1:0 në minutën e shtatë. Realizoi nga pika e bardhë. Penallti shënoi edhe në minutën e 82-të, për 2:0.

Uzuni tashmë i ka 17 gola e dy asistime në 23 paraqitje kampionale këtë edicion. Është bindshëm realizatori më i mirë në ligë.

Granada është e dyta me 47 pikë. Po lufton për kthim në La Liga.