Myrto Uzuni vazhdon formën e përkryer me skuadrën e Granadas këtë sezon.
Uzuni në ndeshjen e xhiros së 32-të të shtunën, ka shënuar edhe një gol e një asistim tjetër në fitoren Granadas në udhëtim tek Albacete, në La Liga 2.
Granada fitoi 2:1, ndërsa Uzuni realizoi në minutën e 30-të për 0:1.
Asistimin e golit të fitores e regjistroi në minutën e 54-t.
Sulmuesi i Shqipërisë luajti deri në minutën e 79-të.
Uzuni në këtë sezon me Granadan në La Liga 2 ka 20 gola të shënuar e katër asistime.
Edhe
Uzuni shënon gol në MLS
Prin bindshëm në renditjen e shënuesve më të mirë të ligës.
Granada ka 58 pikë në 32 ndeshje të luajtura.