Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon forma e dobët e Dortmundit

Dortmundi vazhdon të ketë formë të dobët në ligë.

Verdhezinjtë morën vetëm një pikë në shtëpi ndaj Freiburgut, duke barazuar me rezultat prej 2-2, raporton Koha.net.

Kagawa kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 9, por mysafirët barazuan shifrat në minutën e 21 përmes Petersenit.

Ishte i njëjti futbollist që kaloi Freiburgun në epërsi në minutën e 68, megjithatë goli i minutës së 90+3 nga Toljan i siguroi një pikë Dortmundit.

Dortmundi mban vendin e tretë me 31 pikë, përderisa Freiburgu në vendin e 12 ka 24 pikë.