Bregu i Fildishtë për pak sa nuk u eliminua në fazën grupore dhe në 1/8 e finales së Kupës së Afrikës.
Më pas, mezi kaloi në çerekfinale të garës.
Por ëndrra e nikoqirit për të triumfuar në Kupën e Afrikës do të vazhdojë.
Bregu i Fildishtë të mërkurën në mbrëmje në Abidjan, e eliminoi në gjysmëfinale Republikën Demokratike të Kongos, pas fitores 1:0.
Sulmuesi i Dortmundit, Sebastian Haller, e shënoi golin e fitores në minutën e 65-të.
Finalja mes Bregut të Fildishtë dhe Nigerisë do të zhvillohet të dielën.