Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vashat e Anglisë në gjysmëfinale të Evropianit

Vashat e Anglisë janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të futbollit.

Në çerekfinale, Anglia e ka eliminuar Spanjën duke e mposhtur me rezultatin 2:1. Dueli u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “Amex” në Brighton.

Ndeshja u vendos pas 120 minutash, pas koha e rregullt u mbyll 1:1.

Spanja ishte shumë afër gjysmëfinales, pasi ishte në epërsi deri në minutat e fundit. Golin për spanjollet e shënoi Esther Gonzalez Rodriguez që e shënoi në minutën e 54-t.

Gjashtë minuta pa përfunduar ndeshja, zëvendësuesja Ella Ann Toone barazoi shifrat në 1:1 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Anglia ia doli që të shënojë një gol në kohën shtesë (96’) për të siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Georgia Stanway shënoi gol të bukura nga distanca, që pati vlerën e kalimit tutje.

Evropiani në konkurrencën e femrave po mbahet në Angli.

Artikuj të ngjashëm