Raphael Varane ishte thuajse i përkryer në qendrën e mbrojtjes për Real Madridin në Bergamo kundër Atalantas në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Francezi kompletoi 78 pasime të sakta, i fitoi gjashtë nga 10-t duele, largoi katër herë rrezikun nga porta, i fitoi 12 topa dhe nuk shkaktoi asnjë faull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte ndeshja e 350 për klubin në sezonin e 10 në Real Madrid, ndërsa ka fituar 18 trofe.
Megjithatë, e ardhmja e tij nuk është e sigurt, pasi ai mund të largohet nga madrilenët, shkruan gazeta spanjolle “AS”.
Kontrata e Varanes me Realin përfundon në qershor të vitit 2022.
Vendin e tij në qendrën e mbrojtjes mund ta zë Jules Kounde i Sevillas, që kushton 90 milionë euro.