Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Varane: Me golin e Benzemas u kthyem në lojë

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka thënë se ndeshja në Madrid kishte dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Reali barazoi 1:1 me Chelsean në gjysmëfinalen e parë të Championsit.

“Mendoj se kemi parë dy ndeshje të ndryshme mes pjesës së parë dhe të dytë. Chelsea startoi shumë mirë me intenzitet dhe na ka bërë presion. Londinezët e thyen vijën e parë tonën me lojë vertikale. Me golin e Benzemas ne kemi hyrë në lojë dhe pjesa e dytë ishte shumë më mirë. Duhet të mësojmë shumë prej pjesës së dytë”, ka thënë Varane.

Artikuj të ngjashëm