Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Raphael Varane, po kërkon një fillim të ri nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag, pas një sezoni dëshpërues në “Old Trafford”.
29-vjeçari iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Real Madridi në vitin 2021, por arriti të luajë vetëm në 22 nga 38 ndeshjet e Premier League gjatë sezonit të tij të parë.
“Është një sezon i ri, është një fillim i ri, kështu që të gjithë janë të emocionuar të dinë për menaxherin e ri. Natyrisht, ne duam të bëjmë mirë dhe të fitojmë çdo ndeshje, kështu që, për këtë, ne do të duhet të përgatitemi për sezonin e ri dhe mendoj se është e rëndësishme për ne që të stërvitemi fort dhe të jemi gati”, deklaroi Varane.
Mbrojtësi francez ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2025.