Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Varane flet për pensionim

Raphael Varane nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Manchester Unitedi, por me shumë gjasë ka thënë se mund të pensionohet te “djajtë e kuq”.

“Do ta përfundojë karrierën te Manchester Unitedi, Real Madridi apo Lensi”, ka thënë 29-vjeçari Varane.

Kampioni i Botës me Francën po ashtu shtoi se rikthimi te madrilenët mund të jetë më pak i mundur.

“Rikthimi te Reali është më i komplikuar për shkak se Reali zakonisht nuk lejon rikthimet e lojtarëve. Nuk do të ngutem, por sa më shumë i afrohesh të 30-tave, nis të mendosh më shumë për pensionim”, ka thënë Varane, që ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025.