Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Varane do të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Francës

Mbrojtësi Raphael Varane është lojtari i radhës që do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, ka njoftuar “L’Equipe” të enjten.

Varane tashmë ka vendosur që të largohet nga Përfaqësuesja e Francës, me të cilën ka regjistruar 93 paraqitje dhe ka fituar titullin e botës.

29-vjeçari është pjesë e Francës prej vitit 2013, por dëshiron që të fokusohet në klub dhe tek familja e tij.

Vendimin për largim, Varane e ka marrë shkaku i orarit të ngarkuar të ndeshjeve dhe pritet së shpejti të dal me njoftim zyrtar.

Varane do të jetë lojtari i tretë që tërhiqet nga Franca pas Botërorit “Katari 2022”, në të cilin doli nënkampion.

Edhe Varane pensionohet nga futbolli Futboll Varane pensionohet nga futbolli

Para tij, nga karriera ndërkombëtare janë tërhequr edhe portieri Hugo Lloris e sulmuesi Karim Benzema.

Varane është pjesë e Manchester Unitedit.