Presidenti i UEFA-së nuk është i bindur nga mënyra sesi funksionon teknologjia e gjykimit të ndeshjeve përmes kamerave, i njohur si sistemi VAR.
Teknologjia VAR nuk do të aplikohet në edicionin 2018/19 të Ligës së Kampionëve.
Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i UEFA, Alexander Ceferin, gjatë Kongresit të FIFA-s, që po zhvillohet në Bratislavë, duke këmbëngulur se ka ende shumë paqartësi për këtë çështje, por mund të ndodhë që në Kupën e Botës ai të përdoret.
“Paqartësitë janë të mëdha ende”, ka thënë Ceferin. “Nuk jam kundër, por duhet shpjeguar më mirë sesi funksionon. Mund të jetë një projekt shumë i mirë dhe i dobishëm për futbollin, por nuk duhet të nxitohemi në vendime të tilla”.
“Të shohim çfarë do të ndodhë për në Kupën e Botës, e më pas do ta shqyrtojmë si mundësi edhe në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar ai.
Vendimi për përdorimin e VAR-it në Botërorin e ardhshëm do të merret më 3 mars.
-
Pse Çeferini e bojkotoi finalen e Botërorit?
-
Integriteti i Kupës së Botës vihet në dyshim nga Këshilli i Evropës
-
FIFA thotë se pushimet e freskimit nuk kanë ndikuar në rezultatet e Botërorit
-
FIFA me ndryshime të procedurës së VAR-it që nga ndeshja Franca – Maroku
-
Federata egjiptiane kritikon VAR-in pas humbjes nga Argjentina