Sistemi VAR do të futet edhe në Ligën e Kampionëve, që nga sezoni i ardhshëm.
Ekzekutivi i UEFA-s sot në Dublin, ka vendosur që VAR-i të inkuadrohet në Ligën e Kampionëve duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Disa gabime të referëve gjatë ndeshjeve të grupeve e ka bërë këtë të nevojshme dhe pritet që ky sistem t’iu ndihmojë shumë referëve në ndeshjet në Ligën e Kampionëve.
Gjitashtu, VAR do të provohet edhe në Kampionatin Evropian të grupmoshave U-21, i cili është parashikuar të mbahet në San Marino dhe Itali.
Artikuj të ngjashëm