Një penallti e dyshimtë e dhënë për Real Madridin në ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, ka rihapur edhe një herë debatin për aplikimin e sistemit VAR në gara evropiane.
UEFA ka mbajtur qëndrim zyrtar, duke thënë se nuk është ende gati për aplikimin e sistemit në ndeshjet e Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës, transmeton KTV.
Megjithatë, FIFA ka kërkuar nga UEFA që ta instalojë teknologjinë në ndihmë të gjyqtarëve.
“Mendoj se UEFA duhet të fillojë punën për instalimin e teknologjisë në ndeshjet ku është vetë organizatore. Sigurisht që kemi besim te gjyqtarët, por teknologjia do të ndihmonte në shmangien e gabimeve. Teknologjia do të shuante të gjitha dilemat e klubeve, pasi do të ndërhynte në kohë. Duhet të respektohen milionat që investohen nga shumë klube”, ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.